Vlora Hyseni do të jetë drejtuesja e re e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Presidenti Bajram Begaj ka miratuar propozimin e kryeministrit Edi Rama duke njoftuar dekretimin e zonjës Hyseni në krye të Inteligjencës shqiptare.

Më herët Vlora Hyseni ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku qëndroi në detyrë për 4 muaj.

Ajo u shkarkua nga Albin Kurti e më tej me firmën e Vjosa Osmanit në 30 qershor 2021, duke sjellë edhe debate politike në Prishtinë.

Pas kësaj Hyseni ka shërbyer si këshilltare pranë kryeministrit të Shqipërisë.

Prej disa muajsh SHISH funksionon pa një drejtues.

Helidon Bendo në dhjetor të vitit të shkuar paraqiti zyrtarisht dorëheqjen pranë Presidentit, ndërsa në detyrë u komandua Oljan Kanushi.

Ky i fundit u emërua në detyrën e zëvendësdrejtorit pranë Shërbimit Informativ Shtetëror në muajin gusht të vitit 2022.

Nuk është hera e parë që në institucionet e Shqipërisë janë emëruar zyrtarë nga Kosova, deri në nivele të ministrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu