Kryeministri Rama duket se shumë shpejt do të nisë edhe me podkastin e tij të titulluar “flasim” në rrjetet e tij sociale.

Ai ka publikuar një video ditën e stome ku shkruan se kjo është një hapësirë për t folur lirshëm me personazhe të skenës publike.

Rama: Mirëmëngjes dhe me disa fjalë për Podkastin tim, FLASIM, që së shpejti do të hapë siparin për të ftuarit, ju uroj një javë të mbarë. Është një eksperiencë e re për mua dhe për ju: është podkasti im për të folur lirshëm, me personazhe të skenës publike, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësor apo jo ndaj meje, madje edhe kundërshtarë pse jo nëse e pranojnë ftesën. Kjo është dëshira… flasim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu