Genjeshtra thuhet i ka kembet e shkurtra! Por per kandidatin e partise socialiste per Bashkine Shkoder Benet Beci nuk perben ndonjen shqetesim qe genjen haptazi dhe madje duke perdorur emra te nderuar te familjeve shkodrane. I tille eshte rasti i vizites qe ai ka bere ne familjen Shurdha, ku eshte takuar me kryefamiljarin e saj, z.Ahmet Shurdha. Kandidati qe ka nisur te njohe qytetin e te pareve te tij thote se eshte ftuar nga vete familja Shurdha ne kete vizite, por e bija e familjes ka vendosur ta pergenjeshtroje publikisht. Nermin Shurdha shkruan ne rrjetin e saj social: 

“Ftesa” 😅😅😅  i jena vu fort si rod në fakt “Aman a po vjen!!” 🙈🙈🙈

Fatkeqësia e shpive muze’ asht se janë të hapuna për gjithkend. Por edhe nuk e konceptoj si mundet me hi në nji shtëpí ku çdo element bërtet ndaj partisë që ka zgjedh më përfaqësu… 🙈

Nderkohe ne replikat e komenteve me te tjere qytetare shton: 

Na tanë fisi antikomunista kekena çu me ftu nji përfaqësues të PS “hajde na shif shpinë se jena mangut për vlerësimin tuj” 🙈🙈

vallah vone e mora vesht 😂 Cilido’ shkodran qe don me kandidu per PS iu prift mbare, por jo me ndy edhe mbiemrat tone !

Here te tjera kandidati Beci kur te ndertoje genjeshtren e radhes duhet te mendohet mire pasi jo cdo gje lidhet me premtime elektorale ku thesi hapet pa dogane dhe me pas anulohen te gjitha. Kete here ne loje jane emra familjesh te nderuara shkodrane. E sa per premtimet ai duhet ta mesoje se Shkodra nuk e ha sapunin per djathe dhe e mesuan ne 25 prill qytetaret e saj se cfare perfaqeson zoteria ne fjale. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu