Jakov Milatoviç duket se do te jete presidenti I ri I malit të zi.
Qytetarët atje votuan të dielën për kreun e ri të shtetit ku në balotazh kishin dalë kandidati për president i Lëvizjes Evropa Tani, dhe presidenti i deritanishëm Milo Gjukanoviç.
Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim bazuar në 99,2 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 40 për qind. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se në raundin e dytë votuan 69,33 për qind e votuesve ose 375.853 persona.