Një konflikt fizik mes 2 personave dyshohet ka degraduar deri në përdorimin e levave. Konflikti ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr 5, në afërsi të ish-rajonit të policisë, në Durrës.
Në spital është paraqitur një i plagosur, drejtues i mjetit tip BMW ndërsa personi tjetër që e ka goditur është larguar në drejtim të paditur.
Dëshmitare në vënd ngjarje kanë njoftuar në redaksi se personat e dyshuar kanë qënë njëri me mjet tip Jaguar ndersa tjetri me BMV.
Policia ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona.