38 automjete të vjedhura janë denoncuar nga qytetarët në tre muajt e arë të këtij vitit.
Sipas të dhënave të policisë vetëm 20 prej këtyre rasteve janë zbardhur ku në pranga kanë përfunduar 16 autorë e ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim
Nga rastet e denoncuar vihet re se makina me e preferuar për tu vjedhur janë atë të vit prodhimeve të fundit e kryesisht të markës BMw dhe Benz.
Një pjese e tyre thonë burimet çmontohet dhe shitën për pjesë, e ndërsa pjesa tjetër i vihen në dispozicion grupeve kriminale
Në ngjarjet kriminale policia është përballur më faktin së atentatorët përdorin makina të vjedhja për të kryer krime. Këto automjete rezultuar së përdorimi i tyre fillon kur behën më shumë se 6 muaj nga vjedhja.
Përveç makinave, shqetësim për uniformat blu është edhe vjedhja e targave. Nga Janari e deri në Mars janë denoncuar 25 targa të vjedhura.
Zbulueshmëria e tyre mbetet e vogël pasi në këto raste vetëm 4 prej tyre janë zbuluar me 4 autor.
Gjatë verës së dy viteve më parë policia u përball më një fenomen të çuditshëm kur 7 automjete Range Rover u vodhën.
Ky grup thonë burimet mund të këtë lidhje edhe me vjedhjen e automjetet që më pas u përdor në ngjarjen në Top Channel.