Kolegji Zgjedhor ka vendosur rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të vijojë me vendimin e Celibashit.
Në ankimimin e tij, Alibeaj kërkonte çregjistrimin e koalicionit me pretendimin se se dyshja Meta-Berisha kanë kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin.
Trupa që mori vendimin përbëhej nga Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka.
Çfarë pretenduan palët
Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor, përfaqësuesi ligjor i Alibeajt Indrit Sefa tha se marrëveshja e koalicionit është në shkelje.
Sefa: Në koalicion jane 4 parti ku referohet dhe PD. Kjo marreveshje eshte ne shkelje.Marreveshja eshte ne dokumentin thelbesor. Kjo eshte firmosur nga nje person qe nuk ka asnje tager. PD eshte regjistruar si subjekt zgjedhor i veçante. Komisioneri mori nje vendim ku hoqi vetem emrin. Komisioneri mer veprime ku duhet ta ktheje dokumentin per te ndrequr te metat. Ne kete rast duhet te ishte e njejta situate. KAS nuk na dha mundesi qe te shqyrtohej çështja.
Por perfaqesuesit e KQZ deklaruan se nuk është e vërtetë që perfaqesuesit e PD kane kerkuar ndryshim te dokumentit.
Situata në PD e Alibeajt
Kandidatët e Enkelejd Alibeaj vijojnë të tërhiqen nga gara për kryetar të bashkive. Emri i paraqitur në Krujë ishte i fundit që dorëzoi kërkesën.
Në këtë situatë edhe vetë KQZ nuk e di sa bashki garon PD që ka të drejtën e vulës.
Ilirian Celibashi shprehet se emrat fshihen nga fleta e votimit nëse dorëheqja paraqitet para momentit të miratimit.