Vatikani ka njoftuar anulimin e të gjithë audiencave të Papës për ditët në vijim.
Burime nga spitali Gemelli ku ai eshte shtruar informojnë se Papa Françesku është në krizë frymëmarrje me probleme kardiake e makineri të posaçme në dhomë.
“Në ditët e kaluara papa Françesku ka rënkuar vështirësi frymëmarrje dhe këtë pasditë ka shkuar në Poliklinikën “Gemelli” për disa kontrolle mjekësore.
Rezultati i këtyre kontrolleve ka nxjerrë në pah një infeksion në frymëmarrje (përjashtohet infeksioni nga Covid 19) që ka nevojë për disa ditë terapi mjekësore në spital.
Papa Françesku është i prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh falenderimin e tij për afërsinë dhe lutjen.”