Zgjedhjet e 14 Majit jane nje beteje jo vetem mes emrave qe jane ne gare per drejtimin e qyteteve, por edhe sfide e shtuar se kush siguron me shume vende ne parlamentet lokale. Publikimi i listave te atyre qe do te jene zeri i qytetareve dhe vendimarresit ne keshillat bashkiak u priten me interes. Shkodra padiskutim eshte nje prej qyteteve qe ne cdo pale zgjedhje perben nje kureshtje te shtuar. Nese tek demokratet kete here lufta ishte e ndare ne dy fronte, emrat ne keshillin bashkiak surprizuan pozitivisht ne te dy listat respektive, me perjashtime te vogla. Ajo qe ishte surpriza e ketij procesi, rezultoi partia socialiste e Shkodres, aty ku 52 emrat e perzgjedhur dhe kryesuesit e listes lane pas tymnajen e debateve, pakenaqesive dhe shperthimeve te forta ne seline roze. “Me shume socialiste ka ne listen e Tom Doshit se tek PS”, “Ata nuk jane perfaqesuesit tone dhe nuk na thone asgje”, “Cili ishte kriteri qe perzgjodhi kete liste dhe a i njeh Elisa Spiropali e Benet Beci socialistet”; ishin keto disa nga pikepyetjet qe u ngriten sapo lista u be publike. Ne krahun tjeter socialiste te shumte jane shprehur se do ta bojkotojne me vote kete liste dhe nuk do ti bashkohen fushates se kandidatit, pasi ai ka projektuar humbjen e tij me kete qe ka bere. E ne fakt duket qartazi se Benet Beci nuk e njeh partine socialiste te Shkodres dhe ate qe perfaqesojne emra te caktuar te kesaj force politike, qe po neperkemben haptazi, e kontributi i tyre po zerohet. Kandidati per kryetar bashkie ka nisur nje rruge pa kthim pas, qe po i projekton vetes me te tilla levizje fundin politik, ende pa e nisur mire ate. Dikur ithtar i te djathtes dhe bashkepunetor i afert i Sali Berishes, sot Beneti i rilindur nuk njeh as partine ku ka bujtur. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu