Mediat greke kanë publikuar sot pamjet nga momenti i vrasjes aksidentale të Pëllumb Islamit në Nea Joni, teksa ndodhej në lokalin e lagjes duke parë një ndeshje futbolli.
Pamjet e publikuara nga Mega, tregojnë sesi 39-vjeçari ndodhej në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, kur grupi i shqiptarëve hapi zjarr.
Në të njëjtën kohë, në gjendje paniku, pjesa tjetër e klientëve u përpoqën të largoheshin nga vendngjarja.
Për rastin, policia ka arrestuar dy persona, një më 20 mars dhe një tjetër një ditë më parë.