Nga Eliona Shkreli/ Nuk kam fjalë të përshkruaj gëzimin e madh që ndjej në këto momente, për përmasat e mëdha solidarizuese që mori nisma e Marjana Koçeku-t dhe e imja për nxënësit e shkollës “Ndoc Mazi” Shkodër!

Gjithçka filloi me një bisedë miqësore, me vullnetin e mirë të Marjanës për të shpërndarë njoftimin në mediat e saj sociale dhe për të sensibilizuar shqiptarët mbi kushtet e vështira ekonomike që këta fëmijë përballen! Falenderoj të gjithë miqtë e mi gazetarë, që na ndihmuan në përhapjen e lajmit të kësaj nisme!

Ndihma më e madhe po realizohet tani edhe për një nxënëse të kësaj shkolle, e cila vuan nga sëmundje të shumta dhe që pamundësia ekonomike bën që vajza të mos ketë diagnostikim të detajuar e si rrjedhojë nuk merr asnjë mjekim, pavarësisht se vuan nga sëmundje të shumta!

Sot vogëlushes po I ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore falas, edhe shërbimet me psikologe në mënyrë që e vogla të shërohet plotësisht nga çdo sëmundje nga e cila vuan!

Falenderoj pafundësisht Luiza Kolndreu-n, e cila pasi u njoh nga Marjana dhe unë me rastin e vajzës, ajo zhvilloi takimin me nënën e vajzës dhe me vajzën duke na premtuar se do merrej personalisht me rastin!

E në fakt sot filloi një rrjedhë tjetër jete për vogëlushen, sot ajo dhe familja e saj kanë shpresë për shërimin e vajzës…

Luiza e dashur, të falenderoj pafund për sensibilizimin dhe për ndihmën e madhe që po jep!

Faleminderit Zot🙏🙏!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu