Sali Berisha do të dorëzojë nesër në KQZ dokumentat për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Vendimin e njoftoi në mbledhjen e grupit parlamentar.
Sipas tij, deri në momentin që nuk është bërë rekurs në fuqi për vulën mbetet vendimi i gjykatës së faktit.
Berisha: Nesër do të dorëzojmë të gjithë dokumentat për regjistrim. Ky vendim është i rikursueshëm. Kodi zgjedhor në nenin 64 pika 2b përcakton se partia politike që të regjistrohet dtyron që të jetë emri i kryetarit të partisë, adresa dhe deklaratën se nuk do të blejë vota, nuk ka parashikuar kur kryetari është i blerë vetë. Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi të paimagjinueshëm pasi e detyruan deputetët të japë dorëheqjen, tani i thotë Edi Rama nuk ke dhënë dorëheqje por je kryetar.
E ngarkon me detyrën, meqenëse banaliteti shkon deri në qiell, që ti do jesh kryetar vetëm për të aurorizuar Enkelejdin kryetar. Kjo është skema. Besoj se KQZ nuk do të lejojë kurrë një gjë të tillë, do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrimit të tyre pa filluar. Do të paraqesim të gjithë dokumentat për regjistrim në KQZ. Do të dorëzojmë dhe vendimin që për kohën që nuk është bërë rekursi është në fuqi vendimi i gjykatës së faktit.
Një koment pati edhe për debatin sesi do të procedojë PD në rrethana të tilla.
Berisha: Ka një debat të ligjshëm si do të procedojë PD në këto rrethana, qoftë ndaj zgjedhjeve, për zgjedhjet, ndaj qeverisë dhe veglave të tij që mendojnë se me vulën e Ramës mund të shantazhohemi.Demokratët duhet të dënojnë aktin e shëmtuar jo vetëm ndaj PD por çdo shqiptari.
Vendimi i Ramës për të marrë vulën dhe logon e PD, për të marrë vulën dhe flamurin e PD për llogari të Alibashës dhe Lulzim bravës ka ngjallur neveri të madhe, është vendim që merret vetëm në diktatura. Janë të mjerë ata që mendojnë se me plaçkën e Edi Ramës mund të bëjnë presion ndaj PD, gjithçka do vendosë elektorati shqiptar.
Të gjithë ata që nuk gjejnë forcë të dënojnë këtë akt të pashembullt i këshilloj të gjejnë forcë të shkojnë të takojnë elektoratin e ttyre, ndoshta dhe tu kërkojnë ndjesë dhe të sqarohen me ta.