Policia e Shtetit, gjatë muajit maj 2025

Punë intensive, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese vendase, me qëllim arrestimin e shtetasve me rrezikshmëri shoqërore dhe goditjen e fenomeneve kriminale me impakt të lartë publik, si armëmbajtja pa leje dhe kultivimi/trafikimi i narkotikëve.

Krahas aksioneve policore, gjatë muajit maj, punonjësit e Policisë janë angazhuar maksimalisht, në shumë dimensione të garantimit të rendit, gjatë aktiviteteve me ndikim të madh dhe të drejtpërdrejtë në imazhin e vendit, si:
🚴🚴🚴 gara ndërkombëtare Giro d’Italia;
🗳️ zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë;
🌐 Samiti i Komunitetit Politik Europian;
🚴🚴🚴 Turi i 82-të çiklistik.

Për sa i përket aspekteve të punës policore, gjatë muajit maj:

✅ janë finalizuar 99 operacione policore;
✅ janë finalizuar 34 operacione policore ndërkombëtare;
✅ janë vënë në pranga 625 autorë të dyshuar veprash penale;
✅ janë sekuestruar 50 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; rreth 84 kilogramë cannabis, qindra doza të kësaj lënde dhe të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2861 fara cannabisi; para dhe pasuri me burime të dyshimta kriminale në vlerë totale rreth 415 000 euro, mallra të kontrabanduara, antiplumb, silenciatorë, dokumente dhe para false;
✅ janë asgjësuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, 8269 bimë/fidanë cannabisi;

✅ në Tiranë dhe në Shkodër, gjatë 3 operacioneve, janë arrestuar 13 shtetas, të cilët, të organizuar si grup ose individualisht, trafikonin ose shitnin armë për llogari të grupeve kriminale;

✅ puna operative dhe operacionale e Policisë së Durrësit dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale çoi në pranga 7 shtetas (3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore), të cilët qëndronin së bashku në ambientet e një restoranti, me armë zjarri të gatshme për qitje;

✅ është parandaluar përshkallëzimi i 8 konflikteve, disa prej tyre në familje dhe/ose me armë zjarri;

✅ janë zbardhur 10 ngjarje kriminale që përfshijnë shpërthim me eksploziv, plagosje, vetëplagosje me armë zjarri të mbajtura pa leje, djegie të qëllimshme të automjeteve dhe aksidente rrugore ku drejtuesit e automjete janë larguar nga vendi i aksidentit;

✅ është zbuluar 1 banesë e përshtatur për kultivim me llamba të bimëve narkotike, në Fier, si dhe një 1 “call center” në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik;

✅ janë finalizuar 22 operacione për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale;

✅ janë goditur 13 raste të tentativës për të transportuar mallra të kontrabanduara, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar;

✅ janë finalizuar 2 operacione kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit;

✅ Policia e Qarkut Vlorë iu ka dhënë ndihmë në 4 raste, shtetasve të huaj dhe shqiptarë që gjendeshin në vështirësi, si pasojë e terrenit dhe/ose kushteve të motit;

✅ janë trajtuar, në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente, 181 raste të dhunës në familje dhe 217 krime kundër mjedisit.

Policia Rrugore, me flotën e pajisjeve inteligjente që ka në dispozicion ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor: sigurinë rrugore.
Në pranga, 155 drejtues mjetesh, nga të cilët:

107 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
48 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
191 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.
12440 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit; raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.
Janë evidentuar dhe goditur në pikat e kalimit kufitar 50 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 22 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false dhe 6 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për organizimin dhe finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi dhe kundër atij të organizuar në veçanti. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri, si dhe të informojnë Policinë për çdo rast nevoje, pasi ndërhyrja dhe asistenca do të jenë të menjëhershme.

#maj2025
#përtëmirënepërbashkët
#bashkëpunomePolicinë
#partnerëtëbarabartë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu