Mbi 90% e maturantëve që kanë fituar të drejtën për studim janë regjistruar në një nga degët e universiteteve publike dhe private në Shqipëri, ndërsa 10 % e tyre kanë hapësirë të aplikojnë në formularin A2 tetor nëpërmjet raundit të tretë që nis më 19 -21.Por çfarë kanë zgjedhur deri më tani maturantët?
Ecuri të mirë kanë pasur programet që lidhen me shëndetin , mjekësia, stomatologjia, farmacia, mami, infermieri dhe programet e tjera ku në masë të madhe, pothuaj 100% janë realizuar të gjithë kuotat e këtyre programeve, përjashtuar disa degë dytësore te fakulteti i shkencave mjekësore ku ka ende kuota të lira. Gjithashtu dhe në rrethe infermieria ka pasur një ecuri shumë të mirë, përfshirë këtu dhe universitetet jo publike shqiptare. Ecuri shumë të mirë ka patur inxhinieria e veçanërisht teknologjia e informacionit ku në teknologjinë e informacionit janë realizuar pothuaj 100% të kuotave. Si dhe degë të caktuara të shkencave sociale, filologjike, mbase dhe të programeve të bujqësisë thotë Arjan Xhelaj, Kreu i rrjetit akademik shqiptar.
Më pak interes pati për degët, matematik, fizik, kimi.
“Programe si kimia, fizika, matematika, janë disi programe të vështira. Numri i kërkesave vazhdon bazuar dhe në kërkesën e atyre që duan të zhvillojnë mësuesin sepse tregu i punës për këto degë përtej degës së mësuesisë është diku i limituar duke patur parasysh se ka dhe programe të ndryshme që janë kombinacione të këtyre degëve si inxhinieri fizike apo matematikë ose fizikë e kompjuter ku maturantët drejtohen më shumë drejt atyre degëve”, shton Xhelaj.
Në fazën e dytë te regjistrimeve nga 6 mijë maturantë që ishin në garë vetëm 4 mijë prej tyre zgjodhën një degë, ndërsa 2 mijë të tjerë do të presin raundin e tretë me 3 faza regjistrimi.