Ballina Kronike 81 vjeçari dhunon bashkëshorten në Vau Dejës, arrestohet nga policia. Disa të...

81 vjeçari dhunon bashkëshorten në Vau Dejës, arrestohet nga policia. Disa të proceduar për aksidente, peshkim të paligjshëm etj …

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin K. P., 81 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-G. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka parkuar gabim, automjetin, dhe kur pasagjeri ka hapur derën e automjetit, aksidentalisht ka përplasur shtetasin P. P., 78 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. I moshuari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., 36 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi me vetëgjyqësi i ka bllokuar shtetasit Rr. Sh., 62 vjeç, rrugën nëpërmjet së cilës ai shkon në tokën e tij, me pretendimin se rruga është në tokën e tij.

Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur nga rojat kufitare të SPK Bajzë, në sektorin e Hidrovorit, Hot, në liqenin e Shkodrës, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bateri, një motor varke peshkimi dhe mjete për peshkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks