Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në javën e parë të tetorit, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave (Tetor Rozë), janë kryer 779 mamografi në kuadër të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se kontrolli ofrohet falas në të gjithë vendin, nëpërmjet 16 njësive të qëndrueshme dhe 2 njësive të lëvizshme të mamografisë.
“MIRËMËNGJES 🎀
dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare e 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama në Facebook.
Programi synon zbulimin dhe parandalimin në kohë të kancerit të gjirit, një ndër format më të përhapura të kancerit tek gratë.