Mes familjareve, miqve e bashkepunetoreve te nje jete, mjeshtri i madh Sander Ruci, festoi 70 vjetorin e lindjes. Dhjetra role e karaktere, shume sfida te kapercyera me sukses dhe nje jete e kaluar ne skene, perballe publikut qe e duartrokiti dhe mbeshteti ne cdo iniciative, Sandri nuk i fsheh emocionet e kesaj feste mes miqsh.
Ne fjalet e tyre koleget pershkruajne jo vetëm artistin brilant, por edhe njeriun qe cdo here tek publiku ka ditur te vije i fresket dhe me risi, duke marre mbi supe sfida jo te lehta.
E kur festa behet mes artistesh, nuk kishte si te mungonin kenget dhe batutat e kujtimet e bukura te nje jete te gjate ne skene dhe jashte saj me Sandrin. Në skenë, Sandri ka sjellë jo vetëm humor, por edhe reflektim dhe shpirt, duke u bërë një nga zërat më autentikë të teatrit. E nisi karrieren ne vitin 1976 duke luajtur me koloset e artit shqiptar, dhe sot numeron dhjetra role e premiera, komedi stand up dhe recitale. Autor i dy librave, regjisor e skenarist, Sander Ruci mbetet artisti i kompletuar i skenes shqiptare.