Ballina Sociale 7 autoambulanca të reja i shtohen flotës së urgjencës, dhuratë e Islamic...

7 autoambulanca të reja i shtohen flotës së urgjencës, dhuratë e Islamic Relief Albania për spitalet dhe bashkitë e veriut

7 autoambulanca të reja, i shtohen flotës së urgjencës kombëtare, që ju dhuruan 5 bashkive të veriut nga fondacioni Islamic Relief Albania. Ceremonia u organizua në pedonalen e Shkodrës, ku 2 mjete shkuan për spitalin rajonal të këtij qyteti, nga 1 mjet për bashkitë Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës dhe Gramsh, si dhe një për spitalin e Dibrës. Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu e cilësoi të rëndësishme këtë nisëm, si  objektiv që qeveria ka për të forcuar sistemin e urgjencës, ndikuar kjo edhe nga mësimet që nxori pandemia Covid 19.

Nuk është donacioni i parë dhe nuk do të jetë i fundit tha në fjalën e tij drejtori i Islamic Relief Albania Dr. Mohamed Soliman.

“Jemi sot këtu për të dhënë mbështetjen tonë me 7 ambulanca të reja të mirëpajisura me të gjitha kapacitetet që kërkohen, për bashkitë e veriut dhe spitalet rajonale. Ne e konsiderojmë të rëndësishme, pasi në misionin tonë e kemi të shprehur qartë se çdokush ka të drejtë të marrë një shërbim shëndetësor të shpejtë, përmes një sistemi bashkëkohor. Prej vitit 1994 që jemi më mision në Shqipëri, kemi punuar në fushën sociale për të dhënë ndihmën tonë. Vlera e këtij dhurimi shkon mbi 500 mijë euro. Ky është hapi i parë dhe shpresojmë të bëjmë edhe më shumë në të ardhmen”.

Autoambulancat moderne janë të pajisura me mjetet jetë-shpëtuese, defribilator, bombula oksigjeni dhe aspirator. Në fund të ceremonisë drejtuesit e spitaleve dhe kryebashkiakët firmosën dokumentin e dhurimit, duke nisur menjëherë venien në funksion të tyre për shërbimin shëndetësor të rajoneve që mbulojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks