66 vite gjimnazi ” JORDAN MISJA “
Në jetën e një qyteti mund të ketë ngjarje nga më të ndryshmet, të tilla që mund të mbesin në kujtesën e të gjithëve ose që koha krejt padashje i fshin pa shumë zhurmë dhe bujë”.
cit. Rudina Prendi mësuese pranë këtij gjimnazi.
Mund të ndodhë që në kujtesën e njerëzve të hyjë natyrshëm nga emri dhe nga fama edhe një shkollë, e cila pa rreshtur, vit pas viti, kohë pas kohe, ngjarje pas ngjarjesh, epokë pas epoke, diti të zërë një vend nderi në jetën e qytetit të lashtë siç është Shkodra jonë.
Shkolla e mesme “Jordan Misja” në Shkodër hapi dyert e dijes në shtator në vitit 1957. Në 66 vite jetë është pa asnjë dyshim një nga institucionet më të vjetra publike të arsimit të mesëm jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjërë. Në vitin e parë shkollor 1957-1958, shkolla :”Jordan Misja“ mirëpriti nxënësit e parë, që do të hidhnin themelet e një shkolle të re mjaft të konsoliduar. Në vitin e parë të jetës së saj shkolla ka pasur 69 nxënës në vitin e parë aso kohe klase e tete, të grupuar në katër klasa.
Drejtori i parë i shkollës ka qënë Mahmut Kaja dhe më pas Selami Tabaku. Mësimdhënësit e parë kanë qënë ndër emrat më të ndëruar si Neki Lezha, Nuri Abdiu, Selami Tabaku, Xhebro Vero.
22 Maturantët e parë janë diplomuar në qershor të vitit 1961. Mes tyre spikat i mirënjohuri RIKARD LARJA .
Stafi pedagogjik i gjimnazit ” Jordan Misja” po punon për krijimin e historikut të gjimnazit .
Lutem të gjithë mësuesve dhe ish mësuesve ,ish nxënësve të këtij gjimnazi të na ndihmojnë me foto të gjimnazit ndër vitë .
Mund të na vini në ndihmë nëpërmjet adresës email [email protected]