Nga dom Mark Pashkja
Si sot 57 vite më parë Shqipëria po përgatitej të zgjohej ateiste. 6 Shkurti 1967 do ta gjente vendin tonë si i vetmi vend ateist në planet. Meshtarët katolik ishin preja e preferuar e regjimit. Nuk mund ti duronte diktatori ata që për Fe e Atdhe shkrinë jetën. Drita e të vërtetës vërbon çdo diktator. Katedralja e Shkodres e kthyer në pallat sporti u bë simboli i këtij ligji fatkeq. Sot pas 57 viteve, në të njëjtin vend, dikur vend sporti e simbol ateizmi, u kremtua mesha e shenjtë nga sportistë disi ndryshe. Meshtarët e ardhur nga vendet e ndryshme të evropës kremtuan meshën e fillimit të nje aktiviteti sportiv, vëllazërorë e argëtues. Pa asnjë dyshim: Krishti fiton, Krishti mbretëron, Krishti fiton sundon. Ai është Zoti i kohës.









