Është zbardhur dëshmia në polici e Elidon Çelës, pronari i agjencisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve në autobusit e të cilit u kapën 522 mijë euro të padeklaruara në 21 tetor 2022, në Portin e Durrësit.

Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se të ardhurat janë kursime të familjesdhe se vinin nga një biznes i pastër. Për këtë ka thënë ai, disponojnë dhe fatura.

‘Mallrat janë të emigrantëve që jetojnë në Itali, i deklarova në doganën e Barit. Kemi biznes, paratë janë kursime të familjes, do investoja në toka me qira dhe bujqësi. Askush nuk e dinte për paratë në autobus, kisha frikën e ndonjë grabitjeje,’ mësohet të jetë shprehur ai.

Paratë ishin fshehur në një autobus që mbërriti me tragetin e linjës Durrës-Bari.

Agjencitë ligjzbatuese thanë se kishin informacion prej një muaji për tentativën e futjes së një shumë të madhe parash ndaj ishin në pritje.

Kur autobusi i dyshuar u paraqit në port, ata e kaluan direkt në skaner çka zbuloi gjithçka. 6 qeset e mbushura me euro ishin fshehur në pjesën e sipërme të një autobusit, pranë kondicionerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu