50 mijë shqipe dhe 31 mijë tifozë italian do të jenë në shkallët e arenës së Dortmundit, ku kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Euro 2024, përballë Italisë, mbrëmjen e së shtunës (15 qershor).

Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në Signal Iduna Park i cili është stadiumi i Borussia Dortmundit, i cili ka një kapacitet prej 82 mijë vendesh.

Edhe pse, na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja biletat janë tashmë të gjitha të shitura.

Entuziazmit të tifozëve para ndeshjes i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili me një postim në rrjetet sociale, shkruan se e pavarisht rezultatit, Shqipëria e ka fituar Europianin tashmë.

“Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilido qoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu