Grupi muzikor “Karajfilat që ka Shkodra”, i krijuar në vitet ’80, për 40 vjet me radhë i ka dhuruar qytetit verior dhe gjithë Shqipërisë gjallëri në jetën artistike përmes këngëve e muzikësz Në këtë përvjetor jubile, koncerti “Ahengu Shkodran”, këtë vit ju kushtua këtij grupi që bëri një epokë të rëndësishme në muzikën qytetare shkodrane. Ruzhdi Çeka, më i vjetri i grupit, përjetoi emocion ndërsa kujton me nostalgji ish pjestarët që nuk jetojnë më ndërsa tregon se si rrezikoi të shkrihej në vitet e tranzicionit.
Edhe Luigj Alija është një prej kontributorëve të rëndësishëm në këte grup.
Ishte hera e parë që një grup i përbërë prej 10 burrash do të hynin në historinë e Shkodrës dhe Shqipërisë. Grupi “Karajfilat që ka Shkodra”, për 40 vite me radhë, jo vetëm mbajti gjallë traditën e këngës shkodrane, por e pasuroi dhe e trashëgoi edhe me këngëtarë të rinj, që edhe sot e kësaj dite janë pjesë e këtij grupi. Koncerti “Ahengu Shkodran” shënoi edicionin e 11-të ndërsa mban në repertor mbi 700 këngë të vjetra popullore që janë një vlerë për trashëgiminë kulturore jomateriale të Shqipërisë. “Ahengu Shkodran” është një prej 7 mrekullive të trashëgimisë tonë kulturore.






