Ballina Kronike 4 të proceduar nga policia e Shkodrës në 24 orët e fundit,...

4 të proceduar nga policia e Shkodrës në 24 orët e fundit, mes tyre një i mitur. Nuk ju bind urdhërit të policisë …

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. G., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi në një automjet në pronësi të tij u konstatuan 15 m3 lëndë drusore e dyshuar e prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar motomjetin pa targë që po drejtonte.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në fshatin Hot i Ri, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 28 vjeç, banues në fshatin Dobraç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vilzë. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi F. L.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks