Ballina Aktualitet 4 Nëntori i meshës së parë, 32 vite më pas. Deputetja Bardeli...

4 Nëntori i meshës së parë, 32 vite më pas. Deputetja Bardeli mesazh kushtuar kësaj dite

4 nëntor 1990
E bekume dita e sotme për shqiptarët.
Pas shumë vitesh të shkatërrimit të dhunshëm nga diktatura komuniste të kishave dhe xhamive, Shkodra rindezi dritën hyjnore të besimit me meshën e parë të mbajtur nga dom Simon Jubani, ndërsa ndihem përherë e emocionuar që në moshën 10 vjeçare isha në krah të dom Simonit si simbol i familjeve të Shkodrës që nuk e shuajtën kurrë besimin në Zot dhe në ditët më dramatike të terrorit të diktaturës më të egër në Europe.

Kjoftë përherë e lartësume kjo ditë🙏🙏
Respekt e mirënjohje për të gjithë ata që me kurajo u bën shpresa jonë me ndihmën e Zotit. Nderim për Shkodrën dhe shkodranët që kanē qënë të parët që hapën dritaret e ndryshimit dhe demokracisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks