33 vite më parë, 9 Nëntori i 1989-ës ishte një ditë e jashtëzakonshme për mbarë njerëzimin, sidomos për popujt e Evropës Lindore. Shkëputja nga regjimi totalitar komunist ishte ëndrra e të gjithëve!
Sot, pas më shumë se 3 dekadash nga ajo ditë, kombi ynë përballet përsëri me mure që na ndajnë me vendet e tjera demokratike. Muri i korrupsionit i bërë palë me shtetin, krimi që sfidon kudo sigurinë, arroganca qeverisëse dhe autokracia janë kërcënim serioz për të ardhmen.
Më shumë se kurrë, sot është detyrimi i secilit prej nesh të reagojmë me forcë për t’i shembur këto mure, me të njëjtën vendosmëri siç sfiduam regjimin diktatorial. Ta bëjmë për fëmijët tanë dhe familjet tona, që të ardhmen duhet ta ndërtojnë në Shqipëri, e jo duke ikur prej saj. Asgjë nuk është mision i pamundur kur rinia merr fatet e vendit në duar.






