Ballina Aktualitet 33 vite nga demostrata e parë antikomuniste në Shqipëri që mori jetë...

33 vite nga demostrata e parë antikomuniste në Shqipëri që mori jetë në Shkodër

Data e 14 janarit të vitit 1990 në Shkodër shënon demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri dhe që u desh një vit për të rrëzuar regjimin komunist, i fundit regjim dikatorial në Evropën Lindore.

Qytetarët e Shkodrës u ngritën në mënyrë spontane në protestë kundër regjimit komunist. Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalë në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit, por policia dhe ushtria komuniste arrijnë të shpërndajnë turmën.
Zemërimi i regjimit në grahmat e fundit ra mbi dhjetëra protestues, të cilët u arrestuan dhe u dhunuan barbarisht në burgje.

Po kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, me të drejtë u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u analizua dhe komentua nga mediat ndërkombëtare sepse hapi rrugën më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë, e frytet e saj demokratike nuk u vonuan.

Data e 14 janarit të vitit 1990 do të mbahet mend si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalur në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria komuniste arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues arrestohen e dhunohen barbarisht në burgje. Po kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, me të drejtë u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u analizua dhe komentua nga mediat ndërkombëtare sepse hapi rrugën më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë, e frytet e saj demokratike nuk u vonuan. E Shkodra ka qenë gjithmonë e para, ka qenë e sakrifikuara e dhimbshme në të gjithë historinë e Shqipërisë. Për të gjithë ata persona që ishin në krye të kësaj demonstrate, një pjesë e të cilëve, në saje të pasojave të burgosjeve e të torturave që pësuan nga regjimi komunist, humbën jetën, ata e meritojnë një monument në qytetin e Shkodrës. Për ngjarjen që bëri histori, jo vetëm në Shkodër dhe Shqipëri, por sidomos edhe jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks