Ne 32 vjetorin e themelimit te FRESSH, kryetari i struktures euro-socialiate te rinise ne Shkoder, Erion Metushi ka percjelle mesazhin e tij. 

Statusi i kryetarit te FRESSH Shkoder Erion Metushi: 

32 vite FRESSH 🌹

Ka filluar dekada e katërt dhe aktivizmi politik në Shqipëri ka kaluar në një trajektore komplekse mes idealizmit, dëshirës, pamundësisë, meritokracisë, katapultimit e pragmatizmit. Aktivizmi politik duhet të shikohet si mekanizëm për të pasuruar vlerat dhe veprimet politike shoqërore dhe jo si detyrë apo shërbim ndaj kujt.

Ne jemi një gjeneratë e re e Partisë Socialiste dhe si e tillë ju ftoj ta konsideroni politikën një mision fisnik. Të besoni te forca dhe vlera e fjalës, tek mendimet që çlirojnë energji pozitive, tek garat e ndershme që rrisin personalitete brendra rradhëve tona. Besoni tek lodhja e përditshme e politikës dhe jo tek indiferenca.

Bëhuni pjese aktive e saj duke realizuar ëndrrat tuaja me këmbëngulje e vetbesim! Përgjegjësia jonë për Shqipërinë është më e madhe se fuqia jonë.

Gëzuar 32 vjetorin Fressh 🌹Faleminderit çdo të riu pjesë e tij ndër vite 🙏

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu