Kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” per Bashkine Shkoder Bardh Spahia ka perkujtuar 30 vjetorin e vizites se Papa Gjon Palit te dyte ne Shkoder.

25 prilli i 1993, do të mbetet një datë e shënuar në historinë e Shkodrës dhe Shqipërisë post komuniste. Për herë të parë tokën shqiptare e viziton një Papë, Gjon Pali i Dytë, sot shenjt i Kishës Katolike. Papa simbol i rezistencës antikomuniste!

Padiskutim që kjo ngjarje dhe ky moment që përjetuam si komb ishte e veçantë dhe mesazh shprese, pasi Ati i Shenjtë jo rastësisht kishte zgjedhur Shkodrën. Qyteti simbol i persekutimit dhe rezistencës antikomuniste, që e kishte paguar me gjakun e bijve të saj atë qëndresë ndaj regjimit komunist, po merrte bekimet e një Pape. Sot 30 vite nga ajo ditë, të gjithë ne që ishim pjesë e përjetimit të atij momenti mbushemi sërish me emocione dhe na shërben si motivim për të marrë përgjegjësi historike dhe jetike për kombin tonë duke mos harruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu