Ballina Kronike 3 të proceduar dhe 1850 drejtues mjetesh të ndëshkuar nga rrugorja e...

3 të proceduar dhe 1850 drejtues mjetesh të ndëshkuar nga rrugorja e Shkodrës

Policia Rrugore e Shkodrës është e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore dhe në qendrat e qyteve të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak edhe të fluksit të shtuar të automjeteve, në prag të festave të fundvitit.

Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore në qendrat e qyteve, por jo vetëm, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si edhe parkimet e gabura që bëhen pengesë për qarkullimin në qytet.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë dy jave: janë proceduar në gjendje të lire 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, 📈 janë ndëshkuar administrativisht në total 1926 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

•Janë ndëshkuar 1018 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë ndëshkuar 221 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 68 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 26 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 108 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 409 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Shkodër, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, t’u japin përparësi këmbësorëve në vijat e bardha dhe të shmangin parkimet e gabuara, të cilat bëhen shkak për bllokimin e levizjes së automjeteve të tjera, pasi ndaj tyre do të meret masë administrative, ndërsa automjetet do të largohen me karrotrec, në mënyrë që destinacioni i drejtuesve të mjeteve dhe i përdoruesve të tjerë të rrugës të jetë i sigurtë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks