Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 62 vjeç, banues në fshatin Omaraj.

62 vjeçari duke drejtuar automjetin tip kamion në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, ku janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm dhe K. L., 57 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilerie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme në Bajzë, në një magazinë për grumbullimin e bimëve medicinale, në pronësi të shtetases F. B., 54 vjeçe, ka rënë zjarr ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu