Ballina Kronike 25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët kallëzojnë partnerin e saj: E kishte...

25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët kallëzojnë partnerin e saj: E kishte dhunuar

Familjarët e Xhuana Nikollit, 25-vjeçare nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pas vetëhelmimit me fostoksinë, kanë bërë kallëzim penal ndaj partnerit të saj, Eraldo Fizi, në Komisariatin nr. 2. Policia e ka shpallur në kërkim të riun, pasi familjarët kanë pretenduar se 25-vjeçarja kishte shenja dhune në trup dhe dyshohet për dhunë nga partneri.

Fizi akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes, ndërsa deri më tani nuk është gjetur nga autoritetet. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur të dyshuarin. Varrimi i Xhuanës do të zhvillohet ditën e enjte, më 12 mars 2025, në orën 13:00, në varrezat e Shëngjinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks