Ky është Artur Lika nga Puka. Në mars të 2001 kur ishte vetëm 19 vjec, u arrestua gabimisht bashkë me vëllanë e tij të mitur, Beharin si i dyshuar për grabitje me armë të pasagjerëve të autobusit të linjës Kukës-Tiranë, ngjarje e ndodhur në fshatin Lajthizë të Pukës. Për këtë ngjarje, ai u dënua me 13 vite burgim nga gjykata e Pukës, ndërsa vëllai me 5 vite, për shkak se ishte i mitur. Vendimi u la në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Por, e drejta për vëllezërit triumfoi në 2010 kur gjykata e europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg konstatoi se në procesin ndaj vëllezërve ishin shkelur liritë dhe të drejtat e tyre. 3 vite pas këtij vendimi, Artur e Behar Lika, fitojnë pafajësinë. Gjykata e Apelit Shkodër vendos pushimin e cështjes penale, pasi nuk provohej fajësia e tyre.

 

 

“Jam akuzuar për vjedhje me armë në Pukë. Kam bërë 9 vjet e 3 muaj burg. E kam fituar pafajësinë në gjykatën e Strasburgut, gjykatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar, Artur Lika. I pyetur për gjendjen e vëllait më të vogël, Arturi thotë se pas burgut ai ka shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Pasi vuajti më shumë se 9 vite burgim për një krim që nuk e kishte kryer kurrë, Arturi nisi betejën e radhës për të fituar dëmshpëblimin për cdo ditë të burgimit të padrejtë. Por edhe këtë herë u përball me zhgënjim. Gjykatat e dëmshpërblyen Artur Likën me 3 milionë e 600 mije lekë  lekë, që llogaritet 1 mijë lekë për cdo ditë të burgut të drejtë.

Ndërsa vëllai i tij, i cili pas daljes nga burgu është i paaftë për punë, për shkak tëtraumës që pësoi u dëmshpërblye me 1 milionë e 380 mijë lekë. Arturi thotë se shteti për të dytën herë po ju bën padrejtësi, pasi gjykatat nuk kanë vlerësuar dëmin moral e psikologjik që iu shkaktua të gjithë familjes,

“Vëllai im është marrë nga bankat e shkollës, është akuzuar e dëuar dhe është kompensuar me 10 mijë lekë pas pafajësisë. Për shkatërrim jete personale, të vëllai të familjes, opinion e të gjitha me radhë”, thotë ai.

Avokati i vëllezërve thotë se familja Lika u shkatërrua dhe djemtë humbën mundësinë të shkolloheshin dhe të bënin një jetë normale, për shkak të dënimit të padrejtë.

“Kjo familje ka dhe një nga djemtë, i cili nuk e përballoj dot qëndrimin në paraburgimin dhe burg dhe sot është me kartelë mjekësore dhe vuan e gjithë familja,   si rezultat I një padrejtësie”, thotë avokati.

Mbrojtësi ligjor paralajmëron se nuk do të ndalet, por për të dytën herë do ta cojë dosjen e vëllezërve në gjykatën e Strasburgut.

“Edhe në gjykatën Kushtetuese do të kërkojmë një rivlerësim të ri për të gjithjë dëmin, edhe me ekspertë pot ë jetë e bevojshme dhe  do të vijojmë në gjykatën e Strasurgut, sepse vetëmg jykata e strasburgut mund tiu shkundë gjykatat tona”, thotë avokati i vëllezërve Lika./ balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu