Ballina Aktualitet “23 zjarrvënësit e këtij sezoni të marrin dënimin e merituar”/ Ministri Balla:...

“23 zjarrvënësit e këtij sezoni të marrin dënimin e merituar”/ Ministri Balla: Gjykatësit të mbyllin kapitullin e mosndëshkimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me autorët e zjarrvënieve gjatë këti sezoni veror në të gjithë territorin e vendit.

Ai i ka bërë thirrje gjykatësve të këtyre çështjeve që tli japin fund kapitullit të mosndëshkueshmërisë së këtij fenomeni të turpshëm.

Balla tha se është në pritje pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar.

Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

“Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës! Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks