Sot shënohen plot 22 vite nga Lumturimi i shenjtores Nënë Tereza, humanistja dhe fituesja e Çmimi Nobel për Paqen. Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003.
Në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, është mbajtur në maj të vitit 2011 ceremonia e shenjtë e Lumturimit të Nënë Terezës. Ajo njihet si simbol i humanitetit, respektit për ‘më të varfrin e të varfërve’, të cilëve u kushtoi gjithë jetën e saj.
Nënë Terza u shpall Tereza e Kalkutës më 4 shtator 2016 në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Selinë e Shenjtë. Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili shpalli dhe shenjtërimin para mijëra pelegrinëve të mbledhur në sheshin qëndror. Gonxhe Bojaxhi u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe.