Ballina Kronike 210 policë në aksion masiv për asgjesimin e parcelave me kanabis në...

210 policë në aksion masiv për asgjesimin e parcelave me kanabis në veri të vendit

Mbi 3 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në kuadër të operacionit policor të shtrirë në Krujë, Kurbin, Vau i Dejës, Mirditë, dhe në malesite e shkodres.

210 forca policore, të komisariateve respektive, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe grupe të FNSh-së janë angazhuar ne terren .

1600 fidanë dhe 1495 bimë kanabis janë asgjësuar gjatë operacionit, në të cilin u përdorën dhe 12 dronë për të kontrolluar zonat e thella malore dhe ato me terren të vështirë, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 persona si të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Konkretisht, gjatë krontollit në territorin e Krujës u gjetën dhe u agjësuan 300 bimë kanabis sativa.

Në mirditë në zonën e quajtur “Bjeshkët e Kaçinarit” u asgjësuan 500 bimë kanabisi dhe 1600 fidanë të kultivuar në kubikë, në Shkodër  në fshatin Dardhë u gjetën të kultivuara 180 bimë narkotike Cannabis Sativa, në Kurbin 241, ndërsa në Vaun e Dejës, u asgjësuan 200 bimë narkotike.

Ndërkohë në bashkëpunim me Prokuroritë respektive vijojnë hetimet për identifikimin e te gjithe autoreve te kultivimit te bimeve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks