Ekspozita, edukim, arkivim, digjitalizim kane qenë në fokus të punës që Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi realizoi ne 2022.
Viti që lamë pas cilësohet më i suksesshmi, duke përmbysur edhe shifrat e vitit 2019, ku të ardhurat u rriten me 30%.
Në vitin 2022 “Marubi” pati 15,644 vizitorë.
Sa i takon digjitalizimit të plotë të materialeve, Bedeni thotë se me shumë gjasa kjo kërkon më tepër kohë sesa ishte parashikuar për shkak të mungesës së stafit, ndërsa aplikimi për UNESCO tashmë është në duart e Ministrisë së Kulturës.
“Muzeu Marubi ka plotësuar të gjithë dokumentacionin dhe ja ka paraqitur Ministrisë së Kulturës.”
Sfida e këtij viti mbetet vizitueshmëria, e cila pritet të jetë më shumë se viti që lamë pas.






