2 Prilli është një datë e shenjtë për shkodranët, e cila shërben si kujtesë e flijimit dhe sakrificës së madhe që ata bënë për lirinë. Kjo është një ditë që na rikujton se sa shtrenjtë e kanë paguar shkodranët betejën e tyre për liri dhe dinjitet. Partia Demokratike do ta përkujtojë si cdo vit këtë datë me ceremonite zyrtare në sheshin 2 Prilli dhe me familjarët, ku i pranishëm do të jetë kryedemokrati Sali Berisha. Ka qënë drejtuesi politik Luçjano Boçi i cili ka bërë me dije aktivitetet përkujtimore, duke ftuar shkodranët ti bashkohen këtij momenti, sic kanë bërë gjithmonë.

Statusi i Luçjano Boçi:

2 Prilli për shkodranët nuk është thjeshtë një datë. Është kujtesa sesa shtrenjtë e kanë paguar shkodranët betejën e tyre për liri. 
Sot më shumë se kurrë amaneti i Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës kumbon më fort se kurrë dhe bashkë, do ta çojmë deri në fund.

Kam nderin, që me pjesëmarjen e Prof. Dr. Sali Berishës, t’ju ftoj që më 2 Prill ta lartësojmë veprën e martirëve tanë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu