Kandidati rilindas për Bashkinë Shkodër z.Benet Beci, paska reaguar sot për 2 Prillin 1991, duke e cilësuar dhe vlerësuar atë si ditën më të rëndësishme të ndryshimeve historike që filloi revolucionin e madh mbarëshqiptar për rrëzimin e diktaturës!

Një politikë që z.Beci po mundohet t’a luajë për të marrë edhe vota të djathta (marr parasysh këtu edhe një video – prezantim të vetin si kandidat ku e cilëson veten si një njeri që punoi krah Berishës e madje edhe babain e Tij e cilësoi si një burrë I cili gjithmonë ka pasur dhe ka bindje të djathta).

Një “kartë” e cila po luhet dobët nga kandidati I Ramës, për disa arsye të cilat po I rreshtoj më poshtë:

  1. Z.Beci,
    vetë e ke thënë se ke rënë në dilemë të madhe kur Rama të kërkoi të ishe në listën e deputetëve të Qarkut Shkodër në zgjedhjet vendore të shkuara, për shkak të bindjeve të djathta që kishte patur babai Yt (edhe veten e cilësove si të djathtë ndonëse jo aq drejtpërdrejtë sa ç’e the’ për babain Tënd). Ke humbur pikë….
    Në Shkodër kjo quhet tradhëti.
    Tradhëti ndaj bindjeve të Tua e për çfarë?…Sigurisht për pushtet!
    Tradhëti ndaj idealeve me të cilat je rritur, tradhëti ndaj vlerave familjare me qëllimin e vetëm të të pasurit pushtet, I cili sigurisht kryesor ka pasurimin ekonomik.
  2. The’ z.Beci se fakti që të ofruan kandidimin në Shkodër ishte për Ty një dëshirë e madhe për të kontribuar dhe investuar në qytetin e Shkodrës. Na thuaj një investim që e premtove dhe e realizove. Na trego me video një fjalim që ke bërë në sallën e Kuvendit duke I dalë zot Shkodrës, të përmbyturve, mungesës së vëmendjes të qeverisë për Shkodrën, mungesën e investimeve publike dhe zhvillimore për qytetin kaq të dashur për Ty. Na trego njëherë të vetme një prononcim Tëndin në lidhje me varfërinë dhe shpopullimin masiv të fshatrave dhe qytetit.
    ZERO…
  3. Sot reagon për 2 Prillin dhe vrasjen e 4 heronjve të demokracisë! Ti je kandidat I të majtës, I partisë që vetëm pak kohë me parë emëroi kryetar kuvendi personin përgjegjës që dha’ urdhrin e ekzekutimit të 4 të rinjve!
    Harron se në mesin Tuaj keni pasur Gramoz Ruçin?
    Harron se aty krah Teje ke trashëgimtarë të atyre që ishin urdhërues të vrasjeve, pushkatimeve, persekutimeve të shumë intelektualëve dhe klerikëve shkodranë?
    Harron se vjen pikërisht nga radhët e trashëgimtarëve që shëmbën Kisha e Xhamia të një populli aq besimtar që u detyrua të besonte fshehurazi nga frika e persekutimit, hetimit dhe urdhrave të ekzekutimit nga udhëheqja komuniste, trashëgimtarët e të cilëve i ke sot në qeveri dhe kuvend, kolegët Tuaj të partisë!

Ti s’mund të luash kartën e të djathtit për aq kohë sa të jesh funksionar i Partisë Socialiste dhe kandidat i saj.

Shkodra nuk harron historinë e përgjakshme dhe tragjike të saj gjatë regjimit diktatorial I cili sot përfaqësohet nga partia të cilës Ti I përket! Shkodra është konservatore dhe e lidhur ngushtë me të kaluarën historike të Saj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu