Afro 1 muaj pas aksidentit tragjik që i mori jetën eskavatoristit të firmës që po kryente punimet, në rrugën e Dukagjinit ka rinisur puna. Shpërthimi i telekomanduar i shpatit të malit ky ndodhi shembja, është momenti që i dha “dritën jeshile” rinisjes së punës dhe mundësisë që banorët e kësaj zone të mund të komunikojnë me Shkodrën dhe anasjelltas.

Përtej vështirësive të terrenit dhe kushteve atmosferike, në aksin Prekal – Lotaj puna nuk do të ndalet thonë drejtues të punimeve, që njëkohësisht tregojnë se shpërthime më të vogla do të përdoren ku ka rrezikshmëri rreshqitjesh.

Për shpërthimin e kryer është mbajtur një distancë e lartë sigurie mbi 350 metër në vijë ajrore në mënyrë që të mos kishte demtime të punonjësve, por edhe rrezik për shkarje të tjera si pasojë e shpërthimit. Kjo është konsideruar si pika më e vështirë e ndërhyrjes për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, punë e cila pritet që brenda 6 muajsh të shënojë përfundimin e lotit të parë nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu