Nga Mark Rupa/ Dita e zezë e 12 Marsit 2007!

Nesër 16 vite ma parë humbën jetën në aksident rrugor në rrugën e Dukagjinit:
Gjok Uka, Kristian Kola, Elsa Zefi, Kushe Zefi, Kol Doda, Pjeter Leka, Mark Ndreci, nusja e djalit të tij, Zonja Nika, 35 vjeç, dhe të afërmit Gjergj Ndreci, 40 vjeç dhe Shkurte Bardhaj, 25 vjeç. U thane shumë zemra nanash e baballarësh e mbetën shumë fëmijë jetima. Pushofshin në paqe! Jetë të gjatë, forcë dhe prosperitet atyne që lanë mbrapa!

Të mbijetuarit Fran Çuni, Gëzim Carina, Marketin Kola, ne atë kohë 40, 15 dhe 16 vjec do të jenë nesër me ne në protestë.

Shumë jetë të tjera të humbuna përpara dhe mbas asaj date të zezë!

Nesër populli kërkon përsëri llogari për rrugën, për diskriminimin dhe izolimin e Dukagjinit!

Nesër me 12 Mars 2023 të gjithë në protestë në orën 11.00 para Bashkise dhe Prefekturës Shkodër.

Dukagjini kërkon rrugën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu