Ballina Analiza dhe Komente 14 Maji, një betejë politike që po mbushet me propagandë për Shkodrën!

14 Maji, një betejë politike që po mbushet me propagandë për Shkodrën!

Sa me shume qe ecin ditet dhe afrohet 14 Maji, momenti kur shqiptaret me voten e tyre do te zgjedhin kryetaret e rinj te bashkive, aq me shume po rritet doza politike e kesaj beteje. Shkodra eshte kthyer ne qender te vemendjes, pasi prej 32 vitesh ajo ka mbetur “kalaja e paprekur” e demokrateve te cilet edhe ne ditet me te veshtira te tyre arriten ta mbajnë drejtimin e kesaj bashkie. 6 Marsi ishte prova më e vështirë për ta pasi beteja nuk po zhvillohej siç kishte ndodhur zakonisht mes të majtës dhe të djathtës, por në mes qëndronte përçarja e fortë brenda opozitës që garonte me dy kandidat. Ajo u tejkalua dhe zgjedhjet jo të zakonta për një mandat 1 vjeçar rikonfirmuan se PD e mbështetur nga Sali Berisha është forcë e parë në këtë bashki, megjithëse me një diferencë shumë herë më të vogel sesa zakonisht ishte fituar përballë PS, kjo për shkak të përçarjes. Tashmë 14 Maji do të vijë me një konfigurim të ri, pasi e majta arriti të marrë në gjirin e saj deputetin e PL Agron Çela, duke prishur koalicionin “Berisha – Meta” të firmosur pak muaj më parë. E kjo lëvizje po shërben për të hapur në opinionin publik një prej “zhurmave” më të mëdha që kanë paraprirë një proces zgjedhor, lëvizjen që mund të pësojnë votat e shkodranëve në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Të majtit po e përmendin me forcë faktin se duhet ndryshuar “rrjedha”! Aq shumë propagandë, e aq shumë zhurme sa me të drejte kushdo që e ka një logjike të shëndosh, ka të drejten të pyes, cila rrjedhë?! Në 9 vite qeverisje, Shkodra ka njohur në krahasim me qarqet e tjera shumë herë më pak investime, aq sa mund të cilësohet si bashki e kategorisë së tretë, në raport me pjesën tjetër të vendit. Po në këto vite, socialistët si dhuratë i dhanë këtij qyteti goditjen më të madhe në historinë 33 vjeçare, duke i larguar pjesën më të madhe të drejtorive drejt Lezhës, e duke e kthyer Shkodrën në një provincë të saj. Gjithashtu qeverisja e Edi Ramës nuk u kursye ti jepte socialistëve të Shkodrës shuplakën e madhe duke i servirur drejtor nga jugu për të drejtuar drejtoritë kyçe që mbeten në këtë qytet, pasi nuk u besonte aftësive të të majtëve në këtë qytet. E sot përballë zgjedhjeve vendore që afrojnë makineria e propagandës sërish në duar ka marrë instrumentat që i shërbejnë këtë prag fushate. “Investimet” janë karta e madhe që permenden, por a mundet një qeveri të flaës me këtë gjuhë, duke i cilësuar si pronë të sajën paratë publike të shqiptarëve, që mund t’i hedh ku dhe si do, vetëm e vetëm për interesat e saj. Detyrimi më minimal i cdo qeverie të përgjegjshme duhet të jetë bashkëpunimi me cdo bashki për të rritur investimet dhe përmirësuar jetesën e qytetarëve, pa lexuar votën e tyre nëse shkon majtas apo djathtas. Kjo nuk është bërë për veriun dhe aq më shumë për Shkodrën, ndonëse 9 vite qeverisje kaluan. E nëse fajin e ka patur pushteti vendor, atëherë së paku pyetja që lind është, po investimet që kapërcejnë rolin e bashkive ku janë? Lista është e gjatë dhe sot propaganda i ka shpalosur sërish, me qëllimin e vetëm për të luajtur lojën e saj që të mund të merren votat e shkodranëve, që në asnjë rast nuk kanë qënë naiv, e nuk mund të jenë kur flitet për përdorim politik. Deri në 14 Maj do të ketë shumë të tilla, e publiku mbetet spectator i tyre, për tu kthyer më pas në vendimarrës me votën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks