Ate qe se beri politika qendrore po e bejne aktoret lokal, ku drejt 14 Majit demokratet po bashkohen. Ne Malesi te Madhe eshte shembulli i radhes, ku pas deputetit Ramadan Likaj ne mbeshtetje te kandidatit Isa Rama ka dale edhe kryetari i PD Anton Kokaj. Mesazhi i Isa Rama:
Jo rastësi ky 6 Prill në Malësinë tonë!
“Ashtu siç bijtë e Malësisë u mblodhën besa-besën dhe ngritën Flamurin në Deçiq me 6 prill të 1911, më në krye trimin legjendar Dedë Gjo’ Luli, ashtu dhe ne sot të rinjtë e Malësisë së Madhe betohemi për flamur se do t’i dalim zot Malësisë tonë!”- Ky ishte mesazhi që morëm nga të rinjtë e FRPD-së Malësi e Madhe.
O sot, o kurrë!
Të gjithë bashkë me Isa Ramaj në krye shkojmë drejt fitores së madhe!
Bashkë Fitojmë Malësinë!✌️✌️