Drejtuesi i deges se PD Shkoder qe mbeshtet fraksionin Alibeaj, Xhevdet Amuli ishte i ftuar ne emisionin “Debat” ne RTSH SHKODRA. Perballe gazetares Brunilda Dibra, ai foli per situaten politike qe po kalon opozita dhe betejen e 14-Majit. Amuli diskutoi mundesite e bashkimit mes demokrateve: 

“ Ne jemi te hapur per cdo bashkim, me cdo demokrat. Ne i presim te gjithe, te bashkuar jemi me te forte por ata nuk po bejne asnje reagim. Nuk e vendosim ne ne Shkoder por na duhet nje udhezim nga Tirana. E vendos Tirana nese do te kete bashkepunim. Nese bashkohemi atehere kandidati jone dhe kandidati i pales tjeter do te vihen perballe se cili ka mbeshtetjen me te madhe pastaj do te garoje ne zgjedhje.  Marredheniet jane krejtesisht te ngrira me kryebashkiakun  Bardh Spahia. Madje ai na eshte kundervene. Ka hequr nga puna mbi 15 drejtues te larte demokrat vetem se ishin mbeshtetesit tane por jane demokrat. Ka hequr edhe kryepleqte me 45 mije leke te vjetra rroge ne muaj. Ka krijuar nje percarje te madhe qe do te reflektohet ne keto zgjedhje” u shpreh Xhevdet Amuli. 

Ne lidhje me kandidimin e tij per drejtimin e bashkise Shkoder ai theksoi: 

”Une si kandidat per Bashkine Shkoder ? Nuk e perjashtoj. Edhe mundet. Edhe mundet por edhe nuk mundet. Do shohim ! Nuk e perjashtoj si mundesi por une dua unitet te demokrateve”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu