Një çift shqiptar që udhëtonte me një automjet me targa suedeze është kapur në Itali me 26 kg kokainë, e me vlerë tregu 5 milionë euro.

Ka përfunduar me arrest në burg, tentativa e një çifti shqiptar me dokumente suedeze që kishte udhëtuar deri në Foggia për të transportuar sasinë e drogës.

 Autoritetet e Guardia di Finanza italiane e Foggias kanë sekuestruar 26 kg kokainë e kanë vënë në pranga një cift shqiptarë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas Financës italiane kokaina e kapur e ndarë, në doza dhe e shitur në treg do t’i sillte për trafikantët një fitim prej rreth 5 milionë euro.

Kapja e drogës qe e rastësishme pas një kontrolli që patrulla e Financës Italiane kreu në stacionin hekurudhor të San Severino.

Në vëmendjen e forcave policore u vu një autmjet me targa suedeze parkuar para stacionit. Lëvizjet e dyshimta të çiftit çuan në ekzekutimin e kontrollit të autoveturës.

Në dy sediljet e para të shoferit e të pasagjerit u gjetën dy vende të fshehta të manovruara me një sistem hidraulik ku ishin futur pakot me 26 kg kokainë.

Çifti shqiptar ka pasaporta suedeze e është shoqëruar në burgun e Foggias në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu