Nëse në botë shërbimi hekurudhor është një prej transporteve që përdoret në masë nga qytetarët, për shqiptarët prej vitesh ka mbetur kujtim i së shkuarës. Treni rikthehet me udhëtime të kufizuara vetëm për të martat e Shna Ndout, që edhe këtë vit nga 14 Marsi rifutet në funksion linja Shkodër – Laç. Nisja për qytetarët që kryejnë këtë pelegrinazh do të bëhet në orën 06.00 të mëngjesit ndërsa kthimi në orën 13.00.

Përvojave e viteve të shkuara me sulme ndaj trenit prej adoleshëntëve ku ka patur thyerje të xhamave, ka bërë që drejtoria e hekurudhës, njësia Durrës, t’i drejtohet me kërkesë zyrtare policisë së Shkodrës për vendosjen e një patrulle policie.

Janari i 2024-es shënon nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurushës së re Han i Hotit – Vorë, ku me përfundimin e saj treni nga 40 km/orë që lëviz sot, do të ketë shpejtësi 120 km/orë. Ky standart i ri pritet të rikthejë në funksion të plotë shërbimin hekurudhor shqiptar, duke ju përshtatur standarteve evropiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu