Ballina Kronike 12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga djali i partnerit të mamasë! E ëma denoncoi...

12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga djali i partnerit të mamasë! E ëma denoncoi ngjarjen vetëm pasi u nda nga burri

Një minorene dyshohet se është abuzuar seksualisht në Pogradec.

Nëna e 12 vjeçares denoncon në policine e Pogradecit 29 vjecarin K.T për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj. Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se nëna e 12 vjeçares deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29 vjecarit dhe vetëm pas ndarjes ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.

Kjo edhe për grupin e hetimit tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e 29 vjecarit ka marrë fund. Policia e Pogradecit ka filluar me iniciativë hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, për grupin e hetimit në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29 vjeçarin.

Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29 vjeçarin dhe ka filluar hetimet ndërkohë që vajza i është nënshtruar kontrollit mjekoligjor për të vërtetuar nëse ka patur marrëdhënie seksuale me 29 vjeçarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks