📍6 Prilli 1911  

🔻112 vjetori i Ringritjes së Flamurit të Gjergj Kastriotit! 6 prilli i 1911 asht Dita e Ringritjes së Flamurit Arbnor të Gjergj Kastriotit prej 25 janarit të 1479, ditës së uljes së Flamurit Kastriot në Kalanë e Shkodrës(E dorzuen venecianët kalanë turqve). Pra mbas 432 vjetve në trollin shqiptar në majën e Malit Deçiq të Tuzit. 

🔹Beteja e Deçiqit ishte një betejë midis forcave shqiptare dhe osmane gjatë Kryengritjes së vitit 1911, e cila shënoi një pikë kthese de facto historike të kombit etnik shqyptar më 6 prilli 1911:

1. Shkëputja e kombit shqiptar nga Perandoria Osmane.

2. Akt politik i Shpalljes së Pamvarsisë së Shqypniës nga pushtimi osman prej 432 vjet. Gja qi frymzoi burrat e kombit si L. Gurakuqin, I.Qemalin dhe Isa Boletinin në kunorzimin, përshpejtimin e plotë të saj, të fazës së dytë, me 28 nanduer të 1912 në Vlonë!

🔹6 prilli asht Ditë Zije për pushtuesit serbo-malazezë në Malin e Zi e për kombin etnik autokton shqiptar asht Dita ma frymzuese e vjetit! Ishin djemtë e Kojës qi me gjakun e tyne Ringritën Flamurin e Kastriotit. Plumbat e barbarve turq mbi trupin e martirve shndrruen me gjakun e tyne në nji rrezatim të mbarë globiit shqyptar të përjetshëm! Amaneti i Gjergj Kastriotit e banen realitet Dedë Gjo ‘Luli me djemtë e tij dhe të Kojës! 

Lavdi Martirëve të Kojës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu