Më 11 shtator, pritet që Edi Rama t’i japë fund çdo dileme mbi përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Burime të sigurta brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se në këtë datë, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kryeministri do të prezantojë skuadrën e tij për mandatin e katërt.

Ndërkohë që mbeten edhe dy javë deri në këtë moment, Rama do të vijojë takimet në zyrën e tij në godinën e Kryeministrisë. Vëmendja e publikut dhe e politikës është e përqendruar tek emrat që do të përzgjedhë kreu i ekzekutivit, ndërsa një tjetër hap institucional pritet nga Presidenti Bajram Begaj, i cili duhet të dekretojë datën e seancës së parë të parlamentit të ri.

Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit ka në dispozicion një afat 10-ditor për të thirrur mbledhjen konstituese. Data më e hershme kur parlamenti mund të mblidhet është 10 shtatori, ndërsa afati përfundimtar është 20 shtatori.

Në këtë seancë të parë, sipas procedurës, ngrihet një komision i përkohshëm për verifikimin e mandateve, ku deputetët thirren një nga një për të bërë betimin. Më pas, seanca vijon me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, kandidat që duhet propozuar nga të paktën 15 deputetë dhe që zgjidhet me votim të fshehtë e shumicë votash, pa debat në sallë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu