Eksperti i ekonomisë Fatlum Nurja ngre alarmin për një kosto marramendëse që po i rëndon qytetarëve të Shkodrës për shkak të trafikut të pafund dhe infrastrukturës së vonuar. Përmes një analize të thjeshtë por tronditëse, ai llogarit se vetëm karburanti dhe tarifat rrugore po i kushtojnë qarkut rreth 11 milionë euro në vit, pa llogaritur kohën e humbur, rritjen e çmimeve dhe dëmin për bizneset. Pyetja që shtrohet është e qartë: A do ta bëjmë vetë autostradën?

STATUSI I FATLUM NURJA:

Kohet e fundit, cdo kush po behet I ndergjegjshem per situaten dramatike qe sjell udhetimi per shkoder (zonat e veriut) dhe anasjelltas nga shkodra “gjetke”…

Po sa rriten shpenzimet e shkodranve ne muaj si rezultat i trafikut te tmerrshem…?!

Le te marrim shembull.

Qarku Shkoder sipas CENSIT 2023 ka 150,000 banore dhe gjithashtu banoret e ketij Qarku zoterojne 50,000 autovetura.

Le te supozojme se 4% e tyre levizin te pakten 1 here ne muaj per Tirane (vetem ne Bashkine Shkoder aktualisht jetojne 102,000 banore) qe per arsye te ndryshme levizin nga shkodra drejt jugut. Kjo shifer eshte minimale por gjithkush mund ta korigjoje me +/- sipas deshires.

Nga shpejtesia tmerrsisht e ulet e levizjes Shkoder-Tirane-Shkoder konsumi I karburantit dhe rrjedhimisht kostoja e tij minimalisht rritet 10 euro/per nje udhetim vajtje ardhje.

Koha e shpenzuar (qendrim ne trafik me ore te tera qe ditet e fundit jane mbi 4 ore per nje rruge) qe ka koston me te madhe po jua le juve ta llogarise secili sa e ka diten e punes se munguar…

• 2,000 mjete x10€ = 20,000€ ne dite shpenzim i kote karburanti.

• Ne vit –  365 ditex20,000€=7,300,000€/vit

Pra kostoja shtese per qytetaret ne vit eshte afersisht 7 MiO Euro.

Le ti shtojme shpenzimet e pageses per 20km autostrade.

Sipas statistikave ne traun e autostrades ne vere kalojne mesatarisht 30,000 mjete ne dite.

Po rrijme serish ne minimalen nga qarku shkoder kalojne… 2,000 mjete n dite.

2,000 x 5€ x 365= 3.65 Miljon Euro ne vit.

Gjithsej afersisht 7,000,000 +3,65 =11 Miljon euro ne vit.

Kosto shtese vetem nga Trafiku per fryme ne qarkun shkor eshte 75 euro ne vit.

Ketu nuk futen sic thashe me siper shpenzimet per kohen e humbur, rritja e kostos se mallrave, falimentimi bizneseve si rezultat i kesaj klime biznesi dhe disavantazhi ne konkurence… etc etc.

A e bejme vete Autostraden????

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu